Nga surrogacia si koncept i ri te dënimi i nxitësve të të miturve për të konsumuar alkool, ja ndryshimet që pritet të ndodhin në Kodin e ri Penal

nga surrogacia si koncept i ri te denimi i nxitesve te te miturve per te konsumuar alkool ja ndryshimet qe pritet te ndodhin ne kodin e ri penal
nga surrogacia si koncept i ri te denimi i nxitesve te te miturve per te konsumuar alkool ja ndryshimet qe pritet te ndodhin ne kodin e ri penal

Në draftin e ri që përfshin ndryshimet që mund të ndodhin në Kodin e Ri Penal, mes të tjerash është edhe surrogacia, ose porosia e një çifti për të lindur fëmijë nga një grua tjetër.

Ky koncept përfshihet për herë të parë në legjislacionin shqiptar, pasi nuk parashikohej në Kodin ekzistues.

Nëse ndryshimet në Kod miratohen, do të mundësohet që kundrejt pagesës, një femër/grua madhore (nëna surrogate) kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera, jep pëlqimin dhe me vullnetin e saj, merr përsipër të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues që do të jenë në të ardhmen prindërit e fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij.

Neni:

Porosia për të lindur fëmijë

1. Për qëllime të këtij neni “Porosia për të lindur fëmijë (Surrogacia)” është një marrëdhënie në marrëveshje, pavarësisht formës së saj, ku një femër/grua madhore (nëna surrogate) kundrejt pagesës ose përfitimeve të tjera, jep pëlqimin dhe me vullnetin e saj, merr përsipër të mbajë në trupin e saj dhe të lindë një fëmijë gjenetikisht të lidhur ose jo me nënën porositëse apo përfituesit, në favor të një personi apo çifti/personave përfitues që do të jenë në të ardhmen prindërit e fëmijës pas lindjes, duke ushtruar më pas të drejtat dhe autoritetin prindëror ndaj tij.
2. Përfshirja me qëllim përfitimi e një ndërmjetësi midis një personi ose një çifti që dëshiron të mirëpresë një fëmijë me një grua që pranon ta mbajë këtë fëmijë brenda trupit të saj dhe ta sjellë në jetë, në mënyrë që t’ua dorëzojë pas lindjes atyre, kur nëna e porositur dihet që përdoret rëndom të plotësojë porosi të tilla vetëm për këtë qëllim, duke vendosur në rrezik jetën dhe shëndetin e saj apo të fëmijës, kur inseminimi apo edhe lindja bëhen jashtë mjediseve të përshtatshme/ palicensuara për kryerjen e procedurave të tilla apo për lindjen e fëmijëve, dënohen me gjobë ose me burgim nga gjashtë muaj deri në tre vjet.
3. Nëse vepra sipas parashikimit të paragrafit dy të këtij neni, kryhet nga një person që ushtron një profesion shëndetësor, dënim shtohet deri në një të tretën e tij.

Një tjetër ndryshim është përfshirja në Kod e nenit ku dënohen personat të cilët nxisin të miturit që të konsumojnë pije alkolike.

Rrethanë rënduese në këtë rast do të njihet fakti nëse vepra konsumohet ndaj një të mituri nën 14 vjeç, apo praë ambienteve të shkollës.

Parashikohet gjithashtu rasti nëse vepra konsumohet si mjet demonstrativ në mjedise publike duke sfiduar hapur normat e sjelljes.

Neni:

Nxitja e të miturve për të përdorur pije alkoolike

1. Provokimi, nxitja apo shtytja drejtpërdrejt i një të mituri për konsumim të tepërt të pijeve alkoolike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose deri në një vit burgim.
2. Kur vepra penale e parashikuar në paragrafin një të këtij neni kryhet ndaj një të mituri nën moshën katërmbëdhjetë vjeç ose kur veprimet janë kryer në mjediset e institucioneve arsimore ose në mjediset e godinave/lokaleve të administruara prej tyre, si dhe në vendet e posaçme të hyrjes dhe daljes së nxënësve nga këto institucione ose në një distancë të afërt rreth këtyre institucioneve ose godinave/lokaleve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.
3. Nëse veprat penale si më sipër, kryhen në mënyrë demonstrative në mjedise publike duke sfiduar hapur normat e sjelljes së mirë, apo nxitja synon të kthejë të miturin në përdorues të rregullt të alkoolit, dënohet me burgim nga një deri në katër vjet.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →