Nga Tirana te skuadra e Koresë së Jugut, firmos sulmuesi

nga tirana te skuadra e korese se jugut firmos sulmuesi

Kaina Nunes është larguar zyrtarisht nga Tirana. Sulmuesi 26-vjeçar është bashkuar me Chungnam Asan Fc, në Korenë e Jugut. Te bardheblutë, braziliani luajti 16 ndeshje dhe realizoi 4 gola. Më parë, ai ka mbajtur veshur fanellën e Kastriotit dhe Vllaznisë.

Sa i takon operacionit që e dërgoi atë në kontinentin aziatik, bëhet fjalë për një blerje që i ka kushtuar arkave të Asan Fc 158 mijë euro. Pritet me interes të shihet sesi do përshtatet në ambientin e ri, në një kampionat të vështirë.

Debutimi i Kaina Nunes me skuadrën e re në një ndeshje zyrtare mund të vijë me datën 3 mars, në transfertën e Suëon Bluewings, takim i parë i K-League 2, i cili do të mbahet në Suwon World Cup Stadium (Suwon). Asan FC mbylli sezonin e kaluar vetëm në vendin e 10-të me 42 pikë të grumbulluara. “Zgjodha Korenë për një sfidë të re. Do të bëj më të mirën për të arritur objektivin e skuadrës” – Tha futbollisti pas firmës me ekipin e ri.

Akr20240208071700007 01 I P4
Akr20240208071700007 01 I P4

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co