Të hënën më datë 29 prill ora 20: 00 Ansambli I Këngëve dhe Valleve Popullore realizon “Këngët e Atdheut tim”, koncert të posaçëm për “princin” e polifonisë shqiptare, Lefter CCipa, i ndarë nga jeta pak kohë më parë.
Në skenë do të performojnë ‘artistë të njohur si irini Qirjakko, Aleksandër Gjoka, Përparime Zefilaj(PARO)
Drejtori i Ansamblit të Këngës popullore, Sokol Marsi ka zbuluar se pjesë e mbrëmjes gala, veç këngëve polifonike dhe qytetare, do të jetë edhe një valle premierë.
Një detaj ndryshe për Ansamblin dhe shfaqet e zakonshme, do të jetë edhe dueti mes sopranos Eva Golemi dhe rrokerit Aleksandër Gjoka.
“Nuk është nga koncertet tona të zakonshme sepse mënyra e organizimit dhe formati në formë galaje përfshin edhe shumë artistë të ftuar, majat e interpretimit të këngës polifonike dhe qytetare. Jemi të kënaqur që bashkohemi të gjithë në një event për një penë të artë të letrave shqipe.
Lefter Çipa i madh nderi i kombin nuk ka shkruar vetëm poezi në letër, por tekste të muzikës qytetare dhe polifonike.
Organizimi ishte i vër=shtirë duke pasur parasysh numrin e lartë të artistëve, pro kemi kohë që punojmë. Materiali muzikor është shumë i njohur dhe popullor. Në programin artistik do të ketë këngë qytetare, si “Thëllëzat që hedhin valle”, “Dy pëllumba mbi çati” etj etj. Më tej do të kemi një valle të kënduar” Zoga Kaçake në mal”.
Teksa po shfletonim repertorin e Lefterit, sepse familjarët na thanë që ka bërë edhe valle, nisëm të gërmonim për të gjetur valle, nuk e gjenim dhe në nder të tij e nxorëm në skenë. Kjo është valle premierë me muzikën time.
Do të ketë edhe për herë një duet mes Eva Golemit dhe rrokerit Aleksandër Gjoka, të cilët sjellin në një version tjetër “Tundu bejkë e bardhë””, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co