Shpallet në kërkim Kushtrim Selimi, ish-shefi i AMP-së, i cili pak kohë më parë ishte në qendër të një skandali, ku duke shfrytëzuar pozicionin e tij, sulmonte në një portal drejtues të Policisë së Shtetit dhe kolegë të tij të AMP-së. Ndaj Selimit lidhur me këtë skandal iu vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Por së fundmi Kushtrim Selimi është shpallur në kërkim pasi Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për disa çështjes penale.
Ai akuzohet për shpërdorim detyre, ndërtim të paligjshëm, vjedhje të energjisë elektrike. Sipas një njoftimi nga AMP, bashkë me Selimin janë ekzekutuar edhe 6 masa të tjera sigurie.
Sipas AMP, nga hetimet e kryera u siguruan prova se shtetasi Kushtrim Selimi, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Shef sektori pranë AMP Durrës, duke shfrytëzuar atributet e pozicionit, ka zaptuar një sipërfaqe trualli, pronë shtetërore në lagjen “Kallm” të Durrësit, ku dhe ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë, raporton për Balkanweb gazetari Igli Çelmeta.
Kushtrim Selimi është ish punonjësi i AMP që u përfshi në skandalin e lajmeve të rreme dhe gjobëvenie me portalin e tij. Ai pasi u vetëdorëzua u la me masën e sigurisë detyrim për tu paraqitur. Sipas dyshimeve ai ka mundur të lagrohet nga shqipëria pavarëishs se ndaj tij kishte masë sigurie. Dyshohet se ka ikur drejt Anglisë.
Njoftimi zyrtar
Durrës – AMP ekzekuton 7️⃣ masa sigurie
Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Durrës – Kavajë ka zbatuar Urdhërin e ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, kërkuar nga Prokuroria në kuadër të procedimit penal të vitit 2024 për masat e sigurisë:
➡️ Masa e sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasit K.S., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës në bashkëpunim”, “Ndërtim i paligjshëm”, “Vjedhje e energjisë elektrike”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
➡️ Masa e sigurimit personal “Arrest me burg” ndaj shtetasit E.V., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. Shtetasi është shpallur në kërkim pasi gjatë kontrollit nuk është gjendur në banesë.
➡️ Masa e sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” ndaj shtetases R.O., e dyshuar për kryerjen e veprës penale “ Moskallëzim krimi”.
➡️ Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë E.P. me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit të Policisë Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës, i kryer në bashkëpunim”.
➡️Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë S.S. me detyrë Trupë Shërbimi i Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.
➡️ Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë K.K. me detyrë Specialist i Rendit në Forcën e Posaçme Shqiponja në DVP Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.
➡️ Masa e sigurimit personal “Pezullim nga detyra” ndaj punonjësit të policisë A.J. me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet pranë Kommisariatit të Policisë Kavajë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim të detyrës i kryer në bashkëpunim”.
Nga hetimet e kryera u siguruan prova se shtetasi K.S., gjatë kohës që ka ushtruar detyrën si Shef sektori pranë AMP Durrës, duke shfrytëzuar atributet e pozicionit, ka zaptuar një sipërfaqe trualli, pronë shtetërore në lagjen “Kallm” të Durrësit, ku dhe ka ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme një vilë.
Punonjësit e policisë, tashmë nën masa sigurie, në dijeni të veprimeve të kundraligjshmë kanë siguruar mjetet e nevojshme për ndërtim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co