Shqiperia

Nga vjedhjet, te dhuna në familje, 10 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

nga vjedhjet te dhuna ne familje 10 te arrestuar ne tirane per vepra te ndryshme penale
nga vjedhjet te dhuna ne familje 10 te arrestuar ne tirane per vepra te ndryshme penale

Vihen në pranga 10 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit B. K., 28 vjeç, banues në Vorë, dhe R. Z., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrolleve në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndës së dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin A. D., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur tre monopatina, në vende të ndryshme në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasen Gj. L., 41 vjeçe, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin R. L., 32 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë kundërshtuar me forcë dhe nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, gjatë shërbimit.

Gjithashtu, nga këta specialistë u ndalua shtetasi R. V., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– A. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij;

– I. T., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– M. A., 18 vjeç, banues në Krrabë, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. B., 20 vjeç. Ditën e djeshme, rreth orës 21:00, në rrugën e fshatit Krrabë, shtetasi M. A., duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. A., 18 vjeç, i cili ishte ulur sipër bagazhit të automjetit, në momentin që drejtuesi ka filluar lëvizjen, ndërsa shtetasi F. B. ka dhënë deklaratë të rreme përpara Oficerit të Policisë Gjyqësore. Shtetasi S. A. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– M. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në rrugën “Arjan Sala”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;

– E. K., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts