Bota

Nga zgjimet në 5 të mëngjesit te refuzimi për ndihmë mjekësore, njihuni me burgun ‘në fund të botës’ ku vuante dënimin Navalny

nga zgjimet ne 5 te mengjesit te refuzimi per ndihme mjekesore njihuni me burgun ne fund te botes ku vuante denimin navalny

I njohur me nofkën “Ujku Polar”, burgu ndodhet mbi Rrethin Arktik dhe përshkruhet si një “koloni e regjimit të veçantë”, me temperaturat në rajon që bien nën -30C në dimër.

Është aq shumë në periferi të qytetërimit, saqë e bën pothuajse të pamundur për vizitorët që të arrijnë në atë vend.

Navalny u transportua në burg pasi më parë vuante dënimin ne koloninë Melekhovo, afërsisht katër orë larg Moskës, ku ai kishte qëndruar dy-vjeçar.

  • foto galeri

Gjatë kohës së tij në burg ai vuante nga probleme shëndetësore, ndoshta si pasojë e helmimit me Novichok, për të cilin kishte kërkuar trajtim në Perëndim.

Duke raportuar dhimbje të shpinës, dhimbje stomaku dhe mpirje në këmbë, politikanit të opozitës ruse iu mohua aksesi mjekësor, ilaçet dhe i nënshtrohej kontrolleve çdo orë gjatë natës.

Më 22 janar, ai shpjegoi se si gardianët e burgut i zgjonin shpesh të gjithë në orën 5 të mëngjesit për të kënduar himnin kombëtar rus.

“Dhe menjëherë pas kësaj – kënga e dytë më e rëndësishme në vend: “Ya Russky” e Shamanit,” tha ai, një këngë që përkthehet në “Unë jam rus” dhe është bërë një himn jozyrtar i Vladimir Putinit.

Megjithatë, humori dhe karizma e tij ishin ende të dukshme në dhjetor, kur ai dha një pasqyrë të udhëtimit 1,200 milje (1,930 km) nga Melekhovo në Kharp.

“20 ditët e transportit tim ishin goxha rraskapitëse, por unë jam ende në humor të mirë, siç i ka hije një babagjyshi”, tha ai me shaka.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts