Duke trajtuar ngacmimet seksuale në vendin e punës, Drejtoreshe e Qendrës “Aleanca Gjinore për Zhvillim”, Mirela Arqimandriti e ftuar në “Open” në News 24 tregoi rastin e një vajze e cila ka denoncuar një burrë për ngacmim seksual në punë në vitin 2019 dhe rasti sipas saj nuk ka marrë ende zgjidhje.
“Unë jam dëshmitare e një vajze që është ngacmuar seksualisht dhe një historie të trajtuar edhe në media, pasi organizata jonë e ka ndjekur. Shifrat që sillni tani tregojnë se janë më të larta, çka do të thotë se janë rritur denoncimet. Kjo vajza e ka raportuar rastin në Prokurori dhe ne e kemi ndjekur rastin me një avokate. Rasti është denoncuar në vitin 2019 dhe akoma dhe sot është i pazgjidhur megjithëse kemi arritur disa fitore të vogla.
[embedded content]
Komisioneri kundër diskriminimit, e ka njohur si rast. Nuk është ndëshkuar ky ngacmues seksual në vendin e punës së vajzës sepse kuadri ligjor është akoma i pa rregulluar siç duhet. Personi që ngacmohet seksualisht duhet të mbledhë mjaft evidenca të forta që të mund të përballet në gjykatë. Deri para pak kohësh, barra e provës i përkiste personit që denonconte. Kjo është rregulluar por ende jo siç quhet”, theksoi ajo.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co