Ngjarje e paprecedentë/ Persona të paidentifikuar vjedhin transformatorin e rrjetit elektrik në Bërdicë

ngjarje e paprecedente persona te paidentifikuar vjedhin transformatorin e rrjetit elektrik ne berdice
ngjarje e paprecedente persona te paidentifikuar vjedhin transformatorin e rrjetit elektrik ne berdice

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë të Bashkisë Shkodër. Persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur transformatorin e rrjetit elektrik të këtij stacioni, duke lënë pa ujë afro katër mijë banorë të katër fshatrave të Bërdicës.

Gazetari Senad Nikshiqi raporton për Balkanweb se menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë, duke nisur hetimet. Inxhinieri i shoqërisë rajonale të ujësjellës kanalizime në Shkodër Lazër Pema thotë se dëmi i shkaktuar është i konsiderueshëm, por shumë shpejt do merren masa për rikthimin e ujit të pijshëm në katër fshatrat e Bërdicës.

Inxhinieri Lazër Pema ka një apel për gjithë banorët e kësaj zone, por edhe për gjithë të tjerët, që të mos dëmtojnë stacionet e ujësjellësave, duke qenë se ky është një rast i përsëritur. Brenda tre viteve të fundit ky transformator elektrik në stacionin e ujësjellësit të Bërdicës është vjedhur tri here.

Shoqëria Rajonale e Ujësjellës Kanalizime Shkodër është duke bashkëpunuar me Policinë e Shtetit për të indetifikuar autorët e kësaj ngjarjeje në stacionin e ujësjellësit në Bërdicë, ndërsa brenda pak ditësh pritet normalizimi i situatës për riparimin e transformatorit të dëmtuar dhe rikthimin e ujit të pijshëm.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →