“Ngjarje e shëmtuar që nuk ka lidhje me lojën”- Flamujt kokë poshtë në ndeshjen me Çekinë, Armand Duka: Nuk ishin tifozë, por një grup ultrasish

ngjarje e shemtuar qe nuk ka lidhje me lojen flamujt koke poshte ne ndeshjen me cekine armand duka nuk ishin tifoze por nje grup ultrasish





































Presidenti i FSHF, Armand Duka ka dënuar ngjarjen që ndodhi në ndeshjen me Çekinë, ku në stadium u shfaqen flamuj të Shqipërisë me kokë poshtë.

armand duka

Në një intervistë për emisionin “Log” në News24, Duka tha se ai veprim nuk është bërë nga tifozët, por nga një grup ultrasish.

“Ne kemi bërë një deklaratë publike pas ndeshjes, ku padyshim i kemi dënuar, dhe normalisht çdo njeri i dënon, fenomene të tilla. Jo vetëm atë me flamujt, por çdo gjë tjetër që ndodh në shkallët e stadiumit padyshim”, tha Duka.

PJESE NGA INTERVISTA

Endri XHAFO: Ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë: E lëmë për një moment aspektin sportiv dhe flasim për atë moment shumë të shëmtuar të flamujve në stadium, kokëposhtë, përveç parrullave. Një nga kritikat që po ju bëhet është që, – po e perifrazoj shprehjen – “drejtuesit e Federatës qëndronin si bufa në tribuna dhe nuk kërkuan që këta flamuj të hiqeshin përpara se të fillonte ndeshja”. Cili është komenti juaj?

 Armand Duka: Shiko ata flamuj nuk kanë lidhje me lojën e futbollit dhe nuk duhet të ishin aty. Nuk duhet të jetë asgjë që cënon dikë tjetër, që cënon, le të themi, një popull tjetër, apo qoftë edhe një individ tjetër. Nga asnjë palë dhe as nga tifozët çekë. Unë nuk mendoj që janë tifozët çekë, por është një grupim ultras, apo disa individë qe e kanë bërë atë gjë. Pastaj nuk merrem me këto komentet idiote dhe me këto perifrazimet idiote që sapo më the. Por me fenomenin, i cili nuk duhet të ekzistojë! Dhe loja ka rregulla. Organizimi ka rregulla. Aty ka një delegat ndeshjeje, i cili nuk duhet t’i lejojë dhe t’i heqë. Nëse i ka hequr në minutën e duhur apo jo, nëse ne e kemi njoftuar apo jo, kjo është një çështje e jona e brendshme dhe ne e kemi bërë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kur keni kërkuar ju të hiqen?

Armand Duka: Tani këtu nuk jemi në hetuesi për të dhënë minutën se kur ne e kemi njoftuar delegatin, por po ju them që në mënyrën më të mirë të mundshme, në momentin që ne i kemi pare… Se nuk është kollaj në stadium, është e lehtë ta shohësh nga ekrani dhe është më e vështirë ta shoh ta shohësh nga tribunat…

Më vjen keq që ju po e perceptoni intervistën tonë si hetuesi.

Armand Duka: Është e lehtë të hedhësh baltë, por është shumë e vështirë të ndërtosh dhe të bësh punë, apo ta bësh kombëtaren shqiptare të jetë dy herë pjesë e Europianit, apo ta bësh në mënyrë të atillë që, në Çeki, të mërzitemi shumë për humbjen! Se vërtetë u mërzitëm shumë pse e humbën ndeshjen në Çeki.

Do të flasim edhe për aspektin sportiv, por po e riformuloj pyetjen për t’ju hequr merakun të gjithë njerëzve.

Armand Duka: Nëse ti do të degradosh një ndeshje të ekipit kombëtar në Çeki me flamujt, kjo është gabim më i madh që mund të bësh.

Jam shumë dakord, atëherë më lejo të të bëj vetëm riformulimin e pyetjes

Armand Duka: Do të me lësh ti mua të flas, se nuk kam ardhur unë të të dëgjoj ty.

Nuk ke ardhur të më dëgjosh, po pyetjet do të t’i bëj.

Armand Duka: Padyshim që ajo është një ngjarje e shëmtuar, një ngjarje e dënueshme, që nuk ka lidhje me lojën, nuk ka lidhje me ne, që e kemi dënuar në çdo kohë.

A mund të vonohej fillimi i ndeshjes derisa të hiqeshin këta flamuj, kjo është pyetja?

Armand Duka: Në momentin që ata i kanë pare, kanë tentuar t’i heqin dhe i kanë hequr mesa di unë ata flamuj.

Ju e bëtë ankesën, se njoftuat që do të bëni ankesë?

Armand Duka: Ne kemi bërë një deklaratë publike pas ndeshjes, ku padyshim i kemi dënuar, dhe normalisht çdo njeri i dënon, fenomene të tilla. Jo vetëm atë me flamujt, por çdo gjë tjetër që ndodh në shkallët e stadiumit padyshim.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →