Ngjarje fatale/ Puma sulmon dy vëllezërit, njëri vdes, plagos rëndë tjetrin

ngjarje fatale puma sulmon dy vellezerit njeri vdes plagos rende tjetrin
ngjarje fatale puma sulmon dy vellezerit njeri vdes plagos rende tjetrin

Dy vëllezër u sulmuan të shtunën nga një pumë në ultësirën e Sierra Nevada, në veri të Kalifornisë, ku si pasojë e së cilës më i madhi u vra dhe i dyti u plagos rëndë. Vëllezërit po kërkonin për brirë dreri në një zonë të largët pyjore pranë Georgetown, El Dorado County, në verilindje të Sacramento.

Sipas një përditësimi nga zyra e sherifit të qarkut, 18-vjeçari u nda nga vëllai i tij gjatë sulmit dhe arriti të thërrasë për ndihmë pavarësisht se pësoi lëndime të rënda në kokë. Pak më vonë, policia ka pikasur macen sipër trupit të 21-vjeçarit dhe kanë qëlluar me armë për ta trembur. Ndonëse nxituan për t’i dhënë ndihmë, zbuluan se i riu tashmë kishte vdekur.

Pasi u gjurmua, kafsha e egër u vra. Ndërkohë, 18-vjeçari i plagosur iu nënshtrua operacioneve të njëpasnjëshme dhe sipas burimeve spitalore nuk është në rrezik për jetën.

Pumat janë zakonisht grabitqarë të vetmuar që jetojnë në rajonet malore të shteteve perëndimore të SHBA dhe Kanadasë. Ata ushqehen kryesisht me drerë dhe brejtës, ndërsa sulmet e tyre ndaj njerëzve janë relativisht të rralla. Sipas raporteve amerikane, ky është sulmi i parë fatal nga një pumë ndaj një personi në Kaliforni në 20 vjet. I mëparshmi u regjistrua në janar 2004, kur një çiklist u vra në një park të Orange County, në jug të Los Anxhelosit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →