Lifestyle

Ngjashmëria befasuese e vajzës së Cindy Crawford me të ëmën, Kaia Gerber risjell pamjen e nënën e saj në Oscars 1993

ngjashmeria befasuese e vajzes se cindy crawford me te emen kaia gerber risjell pamjen e nenen e saj ne oscars 1993
ngjashmeria befasuese e vajzes se cindy crawford me te emen kaia gerber risjell pamjen e nenen e saj ne oscars 1993

Kaia Gerber risolli një nga pamjet më mbresëlënëse të nënës së saj, Cindy Crawford. 23-vjeçarja kaloi në tapetin e kuq për premierën e filmit “Shell” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto.

Në fakt, ajo u sigurua që të nderonte nënën dhe supermodelen e saj, Cindy Crawford, duke ringjallur pamjen që kishte zgjedhur për Oskarët e vitit 1993.

Modelja e re ka veshur fustanin e bardhë të shtëpisë franceze të modës Hervé Léger, ndërsa detajet e tjera nuk i kanë munguar.

Kaia Gerber u shfaq me të njëjtat këpucë që mbante nëna e saj, si dhe të njëjtat vathë. Edhe grimi, si dhe modeli i flokëve të saj i kujtuan të gjithëve Cindy Crawford.

Cindy, krenare për vajzën e saj, ka publikuar një story në llogarinë personale në Instagram me fotot e tyre krah për krah. Në krye të fotos ajo ka shkruar: “Si e ëma dhe e bija”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts