Avokati Spartak Ngjela në rubrikën “Çështja e Ditës” të gazetarit Klevin Muka në News24, e konsideroi si të pavlerë protestën e thirrur nga opozita.
Ngjela tha se protestën e ka thirrur një “non grata” që nuk ka asnjë vlerë. Avokati u shpreh i bindur se në protestë nuk do të ketë pjesëmarrje për shkak se ajo thirret nga një “non grata” që mendon se mund të shpëtojë veten nga protestat. Ngjela tha se ai u shpall ‘non grata’ nga Sekretari amerikan i Shtetit, i cili ka thënë që nëse Sali merr partinë e gjithë partia do të jetë ‘non grata’.
“Sali Berisha është ‘non grata’ në SHBA, pse nuk bëri gjyq? Nuk bëri sepse i hapnin dosjet. Pushteti nuk merret me protesta, merret me votë. Këta janë në shekullin e 17-të. E dini sa është PD sot? 16-17 %, si mund të fitojë kjo parti me këtë përqindje mbështetjeje që ka”, tha Ngjela.
[embedded content]
Ai tha se “sa kohë të jetë Saliu në politikë një parti do të keni”, duke shtuar se pa hapjen e PD, ndryshimi dhe suksesi elektoral mbeten sfida të vështira.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co