Ngrohtë, këndshëm dhe përshtatshëm/ Disa ide për të kombinuar çizmet e gjata

ngrohte kendshem dhe pershtatshem disa ide per te kombinuar cizmet e gjata
ngrohte kendshem dhe pershtatshem disa ide per te kombinuar cizmet e gjata

Çizmet mbi gjunjë gjenden në krye të listës së aksesorëve më të dëshiruar dhe që na “siguron” se komforti është në krye të tendencave të sezonit

Edhe nëse përcaktuesit dhe krijuesit e trendeve, me veshjet e tyre arrijnë të na japin iluzionin se edhe ne mund t’i veshim me të njëjtën lehtësi, realiteti shpesh është shumë i ndryshëm.

Kur bëhet fjalë për përfshirjen e çizmeve mbi gju në pamjet e përditshme, koeficienti i vështirësisë është gjithmonë shumë i lartë. Ndaj ju duhen disa kombinime për të zbuluar se edhe ato mund të rezultojnë të jenë më të gjithanshme dhe elegante sesa mund të mendoni.

Çizmet e trasha deri në gju vishen me pantallona të shkurtra, fustane midi ose mini dhe në përgjithësi do të ofrojnë një ekuilibër në veshjet tuaja të përditshme, duke u dhënë atyre një estetikë më të ashpër.

Dhe nëse po pyesni se si të vishni çizmet mbi gju në mënyrë të rafinuar gjatë gjithë sezonit, ne do t’ju ndihmojmë të gjeni disa ide interesante.

Xhinse me çizme mbi gju

Ndër zgjidhjet më të lehta dhe më të mençura është padyshim ky kombinim. Për këtë, duhet të zgjidhni një palë xhinse të ngushta dhe kombinojeni me një pulovër si ky model me thekë në nuancat e kremit.

Çizme mbi gju dhe fustan i thurur

Është ndër kombinimet më elegante. Ndoshta nuk do të japë atë efektin seksi që japin çizmet mbi gju, por pa hequr dorë nga feminiteti.

Çizme mbi gju dhe fund me të çarë

Ndër fundet më të përshtatshme për t’u veshur me çizme, përveç modelit mini është padyshim ai me të çarë. me një pulovër të thjesht mund ta ekuilibroni veshjen me përsosmëri.

Çizme mbi gju dhe pantallona të shkurtra lëkure

Për një veshje hiper-femërore mund të kombinoni pantallona të shkurtra lëkure dhe një këmishë me dantellë të tejdukshme me çizme sipër gjurit.

Mini fund dhe çizme mbi gju

Për një efekt me stil të lartë, kombinojini çizmet mbi gju me një minifund. Fundin mund ta kombinoni me një këmishë të bardhë për t’u dukur më joshëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →