Sport

Nico Williams dëshira e madhe e merkatos, por Barcelona ka gati planin “B”

nico williams deshira e madhe e merkatos por barcelona ka gati planin b
nico williams deshira e madhe e merkatos por barcelona ka gati planin b

Nico Williams mbetet një nga dëshirat e mëdha të Barcelonës në merkato. Katalanasit dëshirojnë të nënshkruajnë me anësorin e Bilbaos, por tratativat janë komplekse, duke marrë parasysh faktin se Barça ka probleme ekonomike.

Gjithsesi, klubi i madh i La Liga ka gati planin B. Së fundmi po qarkullon emri i Kingsley Koman të Bayernit, si një alternativë mjaft e mirë për të përforcuar skuadrën e drejtuar nga Flick.  28-vjeçari Koman është në kërkim të një sfide të re pas një sezoni plot me lëndime, që kushtëzuan në mënyrë të drejtëpërdrejtë sezonin.

Ndërkohë që, ka lajme të mira sa i takon afrimit të Barcelona te Dani Olmo. Shumë nga mediat e mëdha europiane e konsiderojnë si çështje të mbyllur kalimin e Olmos nga Leipzig te Barça.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts