Bota

Nikolloski- Geer: Qeveria dhe BE-ja do të vazhdojnë të punojnë në proceset reformuese

nikolloski geer qeveria dhe be ja do te vazhdojne te punojne ne proceset reformuese
nikolloski geer qeveria dhe be ja do te vazhdojne te punojne ne proceset reformuese

Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski realizoi takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian, David Geer. Në takimin e sotëm u konstatua se Qeveria në bashkëpunim me BE-në do të vazhdojë të punojë me përkushtim në proceset reformuese, në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit, informojnë sonte nga Ministria e Transportit.

“Në takim, ministri Nikolloski e prezantoi përkushtimin programor të Qeverisë dhe Ministrisë së Transportit, me theks të veçantë në zhvillimin e infrastrukturës.

“Ai theksoi projektet për përmirësimin e infrastrukturës së përgjithshme, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e lidhjes rajonale përmes ndërtimit dhe modernizimit të korridoreve evropiane. Gjithashtu, ministri Nikolloski theksoi rëndësinë e madhe të rritjes së kapaciteteve dhe nevojën e shfrytëzimit të mjeteve përmes fondeve IPA”, thuhet në kumtesë.

Nikolloski po ashtu e theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të ofruar nga Bashkimi Evropian në procesin e integrimeve evropiane si prioritet kryesor dhe shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e tillë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts