Ramazan Meta, vëllain e Pëllumb Metës ka thyer heshtjen ndërsa ka folur publikisht. Në një intervistë për gazetaren e News42 Klodjana Haxhiaj, xhaxhai i tre fëmijëve tha se këta të fundit nuk i flisnin fare. Ai fajësoi nusen e vëllait për të gjithë ngjarjen.
“Babën e kanë rehatuar ata. Nëna se di pse nuk ishte. Ata kanë në gjyq. Nuk kishim asnjë lloj marrëdhënie. Sa u bënë kaq, nuk kanë thënë asnjëherë mirëmëngjes! Vetëm djali i vogël. Nuk i linte nëna e tyre. Vetëm goca e madhe erdhi pasi ndodhi ngjarja. E mësova lajmin nga djali i xhaxhait dhe më tha; Pëllumbi nuk më ka hapur telefonin. Unë makinën e pashë në rrugë. Më tha; shih një herë ore burri i dheut, se s’më del në telefon. Nuk kishim si ta kërkonim. Nuk dinim gjë. Hapa sytë kur do e shoh sot ose nesër, që t’i kthej përgjigje. Ata e paskan rehatuar, dhe ai nuk merrte më, s’jepte kurrkund.
Sa i kam parë çdo veprim nga larg, dilnin, burrë e grua. Diskutonin, flisnin për shtëpinë për gjërat. Vëllain kur e takoja, kur vinte në shtëpi, flisnim për punën, a u lodhe. Kaq! Si gjithë të tjerët. S’di asgjë për fejesën. S’kam pasur asnjë lloj marrëdhënie me kunatën, as mirëmëngjes as mirëmbrëma nuk më thoshte. Ajo e di. Unë me vëllanë tim kam qenë shumë mirë, e kam takuar. Marrëdhëniet me vëllain i kam pasur të mira gjithmonë.”, tha ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co