Shqiperia

Nis festivali ‘Memaliaj na Thërret’, konkurrojnë 24 grupe artistike nga veriu dhe jugu

nis festivali memaliaj na therret konkurrojne 24 grupe artistike nga veriu dhe jugu
nis festivali memaliaj na therret konkurrojne 24 grupe artistike nga veriu dhe jugu

Në Sheshin Minatori të qytetit të Memaliajt ka startuar festivali “Memaliaj na thërret”, i cili do të zgjasë për pesë netë.

Gjatë dy netëve të para, 24 grupe konkurruese nga trevat e jugut dhe veriut do të performojnë, ku pritet të dominojë kënga labe.

Drejtuesi artistik i festivalit, Viktor Aliu, theksoi se ky është një nga evenimentet më të rëndësishme që organizohet për herë të parë në Memaliaj, ku krijimtaria artistike e grupeve do të gjykohet nga një juri profesioniste.

Festivali pritet të tërheqë një numër të madh vizitorësh dhe dashamirësish të kulturës popullore.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts