Nis pezullimi i platformës X në Brazil

nis pezullimi i platformes x ne brazil
nis pezullimi i platformes x ne brazil

Bllokimi i rrjetit social X të Elon Musk filloi disa orë pasi një gjyqtar i Gjykatës së Lartë urdhëroi pezullimin e platformës për shkelje ligjore. Gjykata ka urdhëruar “pezullimin e menjëhershëm dhe të plotë” të kësaj platforme, derisa ajo të përmbushë të gjitha urdhrat e gjykatës dhe të paguajë gjobat.

Konflikti filloi në prill te ketij viti, kur gjykata urdhëroi pezullimin e dhjetëra llogarive ne rrjetin X për përhapjen e te ashtuquajturave dezinformata.

Duke reaguar ndaj vendimit, pronari i X, Elon Musk tha se fjala e lirë është themeli i demokracisë dhe një pseudo-gjyqtar i pazgjedhur në Brazil po e shkatërron atë për qëllime politike.

Rrjeti i mediave sociale thuhet se përdoret nga të paktën një e 10-ta e 200 milionë banorëve të Brazilit.Deri të shtunën në mëngjes shume përdorues ne kete vend kishin raportuar se aksesi në platformë nuk ishte më i mundur.

Kompania e platformes X, mbylli zyrën e saj në Brazil në fillim të këtij muaji, duke thënë se përfaqësuesja e saj ishte kërcënuar me arrestim nëse ajo nuk zbatonte urdhrat që ajo i përshkruan si censurë dhe të paligjshme, sipas ligjit brazilian.

Gjykata  kishte urdhëruar që llogaritë ne X , të përdorura për përhapjen e dezinformatave nga mbështetës të ish-presidentit të krahut të djathtë Jair Bolsonaro, duhet të bllokohen ndërsa janë nën hetim. Kompania  është kërcënuar me gjoba për refuzimin e zbatimit të këtij urdhri.

Sipas urdhrit të gjykates,  ndalimi do të jetë në fuqi derisa X të emërojë një përfaqësues të ri ligjor në Brazil dhe të paguajë gjoben për shkeljen e ligjit brazilian. Por në një postim të mëparshëm nga një prej llogarive të saj zyrtare, X kishte thënë se nuk do të përmbushte keto kërkesa.

Me herët miliarderi i teknologjisë, Elon Musk ka pasur te tjera mosmarrëveshje, konkretisht me BE mbi rregulloren e X dhe në fillim të këtij muaji u përfshi në një debat me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Sir Keir Starmer.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →