Nis procesi ndaj Ervin Salianjit në Gjykatën e Apelit, avokati kërkon shtyrjen e seancës, ja arsyeja

nis procesi ndaj ervin salianjit ne gjykaten e apelit avokati kerkon shtyrjen e seances ja arsyeja
nis procesi ndaj ervin salianjit ne gjykaten e apelit avokati kerkon shtyrjen e seances ja arsyeja

Ka nisur procesi ndaj Ervin Salianjit në Apelin e Juridiksionit të Përgjithshëm.

Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Në seancë mungojnë deputeti Salianji dhe avokati i tij.

Avokati i Salianjit Ledio Braho  i ka drejtuar një kërkesë gjykatës për shtyrje të seancës për arsye shëndetësore, ku ka paraqitur  edhe një raport mjekësor.

“Nuk mund të jem i pranishëm për arsye shëndetësore”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, prokurori ka deklaruar se seanca s’mund të vazhdojë dhe ka kërkuar shtyrjen e procesit në një datë tjetër.

Nga ana tjetër, avokati i Geron Xhafajt ka deklaruar se mungesa e Salianjit është e qëllimtë dhe ka kërkuar caktimin e një mbrojtësi ligjor kryesisht dhe vijimin e seancës.

Salianji akuzohet për denoncimin publik ndaj qeverisë, për lidhjet e qeverisë me trafikante dhe me favorizimin që qeveria ju bënte trafikantëve të drogës duke i lehtësuar dhe bashkëpunuar në veprimtarinë e paligjshme!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →