Lifestyle

Nis sot “Sunny Hill Festival”, Dua Lipa: Mezi po pres të kthehem në vendlindje

nis sot sunny hill festival dua lipa mezi po pres te kthehem ne vendlindje

“Sunny Hill Festival” do të nisë sot dhe do të mbyllet të dielën e 28 korrikut.

Tashmë janë kryer të gjitha përgatitjet për ngjarjen më të madhe kulturore verore, e cila këtë vit do të ketë edhe një lokacion të ri, në Bërnicë. Faqja zyrtare e festivalit ka publikuar listën e plotë të artistëve që do të performojnë:

Ndër kryesorët e këtij viti janë: Bebe Rexha, Stormzy, DJ Snake, Black Coffe, The Martinez Brothers, Groove Armada, The Blaze etj.

Nis nesër "Sunny Hill Festival", Dua Lipa: Mezi po pres të

Të tjerët që do të marrin pjesë janë: Adrian Berisha, Buta, Capital T, Dafina Zeqiri, Dani Johnsson, Dhurata Dora, Geek, Ledri Vula, Lyrical Son, MC Kresha, Mozzik, PM to the Dagz, Yll Limani etj.

Bebe Rexha, ndërkohë ka mbërritur të martën në Kosovë për herë të parë.

Dua Lipa gjithashtu ka njoftuar se është gati dhe se mezi po pret që të kthehet në vendlindje: “Mezi po pres të kthehem në vendlindje, në Prishtinë. Jam shumë e emocionuar. Shihemi atje”, tha artistja në një video të postuar në Instagram.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts