Bota Sport

Nis të merret me akademinë e tij, ja jeta e re e Toni Krosit

nis te merret me akademine e tij ja jeta e re e toni krosit



































Kur anglezi Entoni Tejlor fërshëlleu tri herë në fund të ndeshjes mes Spanjës dhe Gjermanisë, në çerekfinalen e “Euro 2024”, Toni Kros i tha lamtumirë njëherë e përgjithmonë futbollit të luajtur.

kros1

Ndërsa të gjithë lojtarët përshëndetën njëri-tjetrin, Toni shikonte me trishtim barin ndërsa merrte përqafime nga ishshokët e tij të skuadrës Karvahal, Naço dhe Hoselu. Kros në këtë mënyrë i dha lamtumirën futbollit profesionist me elegancë dhe burrëri. Ai ka varur këpucët… për të nisur jetën e tij të re, e cila lidhet padyshim me pasionin e tij të mëparshëm, futbollin. Kishin kaluar vetëm 48 orë nga eliminimi i Gjermanisë, kur Toni Kros ishte në Këln në një nga qendrat sportive që ai ka organizuar së bashku me vëllain e tij Feliks, të cilat kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm në Gjermani.

Gjatë këtyre dy javëve të fundit, është parë një Kros i relaksuar, duke u shpjeguar sekretet e tij grupeve të shumta fëmijësh, të cilët nuk i hiqnin sytë nga shpjegimet që u jepte idhulli i tyre: teknikat e kontrollit të topit, mënyrën e goditjes së topit, llogaritjen e distancave…

Një mjeshtër i cili jo më kot fitoi gjashtë Champions. Por kjo shkon përtej futbollit dhe akademisë së tij: ideja që arrin Kros është të stërvitë njerëz duke u nisur nga boshti i futbollit, duke promovuar vlera si shoqëria, miqësia, sakrifica e përbashkët, solidariteti… diçka që ai e shpjegon tashmë në hyrje të faqes së tij të internetit: “Qëllimi im është të maksimizoj zhvillimin e lojtarëve tanë, duke aplikuar filozofinë time në fushën e lojës dhe duke reflektuar vlerat e mia jashtë saj”. Pas 11 sezonesh në Madrid, do të jetë kryeqyteti madrilen që do të mirëpresë gjermanin dhe familjen e tij, përveç akademisë së tij të parë larg Gjermanisë. Kros ndryshon jetën e tij pa harruar të kaluarën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts