Bota

Nisën ofensivën kundër forcave ukrainase, shihni se si autokolona e tankeve dhe autoblindave ruse bie në kurthin shkatërrimtar

nisen ofensiven kunder forcave ukrainase shihni se si autokolona e tankeve dhe autoblindave ruse bie ne kurthin shkaterrimtar
nisen ofensiven kunder forcave ukrainase shihni se si autokolona e tankeve dhe autoblindave ruse bie ne kurthin shkaterrimtar

Luftëtarët e Brigadës së 80-të të ushtrisë ukrainase, kanë arritur të shkatërrojnë autokolonën e autoblindave dhe tankeve ruse në një pritë të organizuar në afërsi të Bakhmutit.

Rusët ia kishin mësyrë pozicioneve të ukrainasve, me shumë tanke, autoblinda e makineri tjetër të rëndë, duke mos e ditur se ata po i vëzhgonin dhe se ishin në dijeni të çdo lëvizje të tyre.

Sapo ranë në kurthin e ukrainasve, ushtarët e Volodymyr Zelensky njoftuan njësitë artilerike, që filluan ta godasin rëndë autokolonën ruse.

Shumica e mjeteve u shkatërruan plotësisht, kur ata ushtarë që i mbijetuan sulmin, shiheshin duke vrapuar drejt një zone malore.

Pamjet e filmuar nga ajri tregojnë momentin kur artileria i godet autoblindat ruse që po digjeshin, dhe personeli ushtarak që zbriste nga to me shpresën se do t’i shpëtojnë më të keqes.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts