Izraeli ka nisur sot ofensivë tokësore në Liban.
Avichay Adraee, një zëdhënës ushtarak ka lëshuar një paralajmërim për civilët, duke i paralajmëruar të mos lëvizin me automjete në një kohë që luftime të ashpra po zhvillohen në terren.
“Luftimet e ashpra po zhvillohen në Libanin jugor, me elementë të Hezbollahut që përdorin mjedisin civil dhe popullsinë si mburoja njerëzore për të nisur sulmet. Për sigurinë tuaj personale, ju kërkojmë të mos lëvizni automjete nga rajoni verior në rajonin jugor të lumit Litani. Ky paralajmërim është në fuqi deri në një njoftim të dytë”, njofton ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co