![Nisma për njohjen e Kosovës, Parlamenti spanjoll rrëzon kërkesën me shumicë dërrmuese 2 nisma per njohjen e kosoves parlamenti spanjoll rrezon kerkesen me shumice derrmuese](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/nisma-per-njohjen-e-kosoves-parlamenti-spanjoll-rrezon-kerkesen-me-shumice-derrmuese.webp)
Parlamenti i Spanjës hodhi poshtë nismën e disa partive nga rajoni katalanas për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Nisma u refuzua me shumicë dërrmuese me 293 vota kundër dhe 27 abstenime, ndërsa mori vetëm 25 vota pro. Propozimi u soll në foltore të enjten nga Junts, një parti separatiste katalanase.
Deputeti i Junts Eduard Pujol tha më herët të martën se Kosova është një “shtet i së drejtës” dhe se vendimi i saj për të shpallur pavarësinë u njoh nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008 aktualisht nuk njihet nga pesë anëtarë të Bashkimit Evropian: Spanja, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe administrata greke qipriote.
Vendet e BE-së në fjalë, megjithatë i njohin dokumentet e udhëtimit të Republikës së Kosovës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co