Nuk ishin brilant, por Franca e nis me tre pikë aventurën në “Euro2024”. Gjelat e Deschamps thyen minimalisht Austrinë, një ndeshje e vendosur nga një autogol i Wober në minutën e 38-të. Pavarësisht se Franca zbriti në këtë fushë me një ekip shumë ofensivë, prodhuan pak në fazën sulmuese, krijuan 14 raste, por goditën vetëm 3 herë kuadratin. Austria bëri lojën e sajë, por pa mundur t’i prishin debutimin Francës.
Këto ishin tre pikë me shumë kosto për Deschamps, me yllin e ekipit Kylian Mbappe doli nga fusha i gjakosur pasi theu hundën. Situata dukej shqetësuese, por Federata France reagoi me anë të një deklarate duke theksuar se Mbappe nuk do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, por do të rikthehet në fushë me një maskë. Ndërkohë, trajneri Deschamps u shfaq i kënaqur me fitoren në këtë strat të “Euro2024”:
“Jam i kënaqur pasi krijuam shumë, por të gjithë ndeshjet janë të vështira. Sigurisht, mund të ishim më preciz, por është mirë që e nisëm me një fitore. Ne kemi shumë talent dhe cilësi në skuadër, lojtarët e dinë që duhet të jemi më solid në mbrojtje”, theksoi ndër të tjera Deschamps. Ndërkohë lojtari i ndeshjes u shpall N’Golo Kante duke i dhënë të drejtë Deschamps i cili vendosi ta rikthejë në përfaqësuese.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co