Një dasmë në planet e tyre? Biznesmeni i njohur flet për lidhjen me ish-banoren e BBV: Më ka dhuruar qetësi shpirtërore! Kemi menduar të bëjmë një…

nje dasme ne planet e tyre biznesmeni i njohur flet per lidhjen me ish banoren e bbv me ka dhuruar qetesi shpirterore kemi menduar te bejme nje





































Ish-banorja e Big Brother Vip, Diola Dosti, prej disa muajsh tashmë ka nisur një marrëdhënie dashurie me biznesmenin nga Kosova, Erolld Belegu.

diola dosti

Së fundmi, biznesmenin nga Kosova ka folur për romancën e tij të dashurisë me nutricionisten, duke u shprehur se Diola i ka ofruar atij një qetësi shpirtëore dhe janë duke e shijuar jetën ashtu siç duhet.

“Diola është një njeri që prej kur ka ardhur në jetë kam një qetësi shpirtërore. I kemi bërë tashmë gjashtë muaj që jemi bashkë. Jemi duke e shijuar jetën bashkë”, tha ai në emisionin ‘Era Tv”.

diola dosti (1)

I pyetur për ndonjë plan për dasmë, biznesmeni tha se është ende herët, duke shtuar se ja ka lënë rradhën të birit. Ai u shpreh se kanë në planet e tyre një festë, e cila do të kurorëzojë dashurinë e gjetur pas kaq shumë kohësh.

“Por për një dasmë është ende herët të flitet. Ende është herët. Njëherë duhet të martohet djali im, ai e ka rendin. Ne kemi menduar të bëjmë një festë që do të quhet festim i dashurisë,” tha Erolldi.

Si Diola ashtu edhe biznesmeni, janë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe shpeshherë postojnë momente me njëri-tjetrin për ndjekësit.

diola dosti

Disa ditë më parë, vetë Diola ka folur në një intervistë për lidhjen me Erolldin, ku tha se ndihet tmerrësisht e dashuruar me partnerin e saj, ndërsa e quajti ndjenjën midis tyre “dashuri e maturuar”.

“Ai ka shumë virtyte, është shumë human, njerëzor, shumë i dashur. Është njeri që di të të bëj për vete. Ka një aurë fantastike që mua më ka tërhequr që herën e parë që e kam takuar”-u shpreh Diola.

diola dosti (3)

Ajo tha se e ka kuptuar menjëhere kur e takoi se ai ishte njeriu i saj pa shkëmbyer akoma biseda së bashku.

Rikujtojmë se Diola ka tre vajza me ish-partnerin e saj Dardan Baftiun, nga i cili u nda disa vite me parë, pasi sipas nutricionistes, ai e tradhtoi.

diola dosti (2) diola dosti

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →