Një ditë pas mosbindjes civile, Flamur Noka mbledh drejtuesit politikë! Çfarë pritet të ndodhë

nje dite pas mosbindjes civile flamur noka mbledh drejtuesit politike cfare pritet te ndodhe





































Një ditë pas protestës së opozitës, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Falmur Noka ka mbledhur drejtuesit politikë.

noka

Mësohet se në fokus te takimit është analiza e protestës se djeshme, dhe strategjia në vazhdim e protestave dhe mosbindjes civile.

Me anë të një postimi në Facebook, Noka reagoi duke shkruar se nuk do të ketë paqe deri në krijimin e qeverisë teknike.

“Nuk ka paqe politike deri në krijimin e qeverisë teknike ! Shqiptarët do votojnë të lirë”, shkruan Noka, i cili ka publikuar edhe disa foto nga protesta e djeshme.

Kujtojme qe pas protestës së opozitës në Tiranë, ku u hodhën flakadanë e bomba molotov, janë proceduar penalisht, sekretar i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, kreu i Grupit, Gazment Bardhi dhe sekretari organizativ, Ervin Minarolli.

Zyrtarët e PD-së u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →