Në shtëpinë e “djallit” janë të gjithë të fokusuar në arritjen e objektivit të fundit të mbetur në valle, të sigurojnë një vend në Champions League, por në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur edhe pasuesin e Stefano Piolit.
Këtë periudhë janë lakuar emra të ndryshëm, nga Conte te Motta, Van Bommel etj, por në Francë kanë një tjetër version. Domenico Tedesco, trajneri aktual i përfaqësueses belge, është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Milanit.
Sipas Footmercato, në orët në vijim palët do të takohen për të vendosur kontaktet e para ndërmjet tyre.
Për La Gazzetta dello Sport, “djalli” i ri do të jetë Lopetegui duke e bërë situatën kaotike, të paqartë, pasi mediat të ndryshe kanë versione të ndryshme.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co