“Një gjeni”, Reali i falet Diaz, ndaj Leipzig mjaftoi një gola “alla” Messi

nje gjeni reali i falet diaz ndaj leipzig mjaftoi nje gola alla messi

Një Real jo brilant, cinik, por edhe një herë ekipi i Ancelottit vërtetoi se janë ekspert të këtij kompeticioni. Ndaj Leipzig, spanjollët vuajtën jo pak, mbi të gjitha në pjesën e parë, me “demat” gjerman që ishin superior, por në fund, një perlë e Brahim Diaz bëri diferencën. Real Madrid fitoi minimalisht 0-1 përballjen e parë duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt fazës çerekfinale në Champions League.

Tt
Tt

Leipzig ushtroi presion që në fillim, madje gjetën golin e avantazhit që në minutën e 2-të, por gjyqtari i takimit, me ndihëm e sistemit VAR, anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje. Gjermanët iu afruan golit të avantazhit me Sesko, por Lunin ishte i pakalueshëm.

Me fillimin e pjesës së dytë, Brahim Diaz në versionin Lionel Messi dhuroi spektakël duke shënuar një gol fantastik. Leipzig nuk hoqi dorë nga faza ofensive, por në minutën e 65-të ishin me fat teksa goditja e Vinicius Jr u përplas në shtyllën pingule.

Marca
 

Ndeshja mbeti i hapur deri në fund, me Seskon që ishte rrezik konstant, por pa mundur të ndryshojë rrjedhën e këtij takimi, me Real Madrid që fitoi minimalisht aktin e parë. “Një gjeni”, shkruan Marca në faqen e parë, titull shoqëruar me foton e Brahim Diaz, autorin e golit të fitores.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →