Sport

Një gol çdo 58 minuta, Fullkrug: Jemi entuziastë, atmosfera në ekip është…

nje gol cdo 58 minuta fullkrug jemi entuziaste atmosfera ne ekip eshte
nje gol cdo 58 minuta fullkrug jemi entuziaste atmosfera ne ekip eshte

Nikla Fullkrug ka realizuar dy gola në Euro2024 për kombëtaren gjermane, ndërsa ka hyrë në fushën e lojës si lojtar zëvendësues.

Fullkrug ishte autori i golit të barazimit mes Zvicrës dhe Gjermanisë, duke i dhënë mundësinë kombëtares gjermane që të ruajë kryesimin në Grupin A, ndërsa Zvicra u rendit e dyta me 5 pikë, dy më pak se Gjermania.

Mesatarja e golave që Fullkrug ka shënuar me kombëtaren është 1 gol në 58 minuta. Ai ka realizuar 13 gola me “Mannschaft”, por është aktivizuar 755 minuta.

“Kalimi i grupit mund të na ndihmojë gjatë gjithë turneut, të përmirësojë atmosferën e ekipit dhe të rrisë entuziazmin e vendit tonë. U ndjeva shumë mirë. Jam i lumtur që kam mundur ta përjetoj gëzimin e golit edhe si ekip”, u shpreh sulmuesi gjerman.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts