Një gol larg mitit “Zarra”, Ferran Torres: Jam krenar! Të luash për kombëtaren është një kënaqësi e veçantë…

nje gol larg mitit zarra ferran torres jam krenar te luash per kombetaren eshte nje kenaqesi e vecante
































Një gol dhe një asist, Ferran Torres vazhdon të përmirësojë shifrat e tij me fanellën e Spanjës.

1808406388.0

Sulmuesi i Barcelonës nuk ka të ndalur së përmirësuari me Spanjën që kur debutoi me ekipin e parë, duke kaluar në të gjitha kategoritë e të rinjve. Kundër Andorrës, sulmuesi valencias shënoi një gol. Fakti është se Ferran në moshën 24- vjeçare ka 41 paraqitje dhe ka shënuar 19 gola. Në fakt, ai e ka vendosur veten vetëm një gol pas legjendarit Zarra në tabelën e golashënuesve të të gjitha kohërave të skuadrës spanjolle. Ai është shumë pranë arritjes së një prej sulmuesve të mëdhenj spanjollë të të gjitha kohërave dhe këtë mund ta bëjë që sonte në ndeshjen kundër Irlandës së Veriut.

Vetë Ferran duke folur për këtë arritje është shprehur: Të luash për kombëtaren është një kënaqësi e veçantë. Të shënosh është edhe më bukur. Jam krenar që ndodhem kaq pranë një legjende të futbollit spanjoll”, tha ai.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co