Një grua braziliane arrestohet në aeroportin e Bogota-s me 130 bretkosa helmuese në bagazh

nje grua braziliane arrestohet ne aeroportin e bogota s me 130 bretkosa helmuese ne bagazh

Autoritetet në Kolumbi kapën 130 bretkosa helmuese që trafikoheshin përmes aeroportit të Bogotas dhe arrestuan gruan braziliane që i mbante ato.

Gruaja është akuzuar për trafikim të kafshëve të egra. Bretkosat janë më të vogla se gishti i madh i njeriut.  Vlera e një bretkose te tille shkon deri ne 1000 dollarë.

Braziliania e cila ishte nisur për në Sao Paulo, tha se bretkosat i ishin dhënë si dhuratë nga një komunitet lokal në jug të Kolumbisë.

Autoritetet ne Kolumbi thane se gjoba për posedimin e një bretkose të tillë mund të arrijë në (14,300 dollarë).

Gjëndrat e tyre të lëkurës prodhojnë një helm shumë toksik, i cili në të kaluarën është përdorur nga njerëzit indigjenë për të lyer majat e shigjetave që përdornin për gjueti.

Helmi i tyre është mjaft i fortë për të vrarë kafshë të vogla. Kjo specie e rrezikuar është e kërkuar në tregjet ndërkombëtare.

Trafikimi i kafshëve është i zakonshëm në Kolumbi, veçanërisht i amfibëve, gjitarëve të vegjël dhe kafshëve detare.

 640 0 Fe3492bc6419fd00e1a283069af33895

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →