Kryeministri hungarez Viktor Orban është në Vjenë për t’i dhënë jetë një aleance të madhe të së djathtës së bashku me Herbert Kickl, liderin e partisë së ekstremit të djathtë të Austrisë dhe Andrej Babiš, ish-kryeministrin kontrovers të Çekisë.
Orban, Kickl dhe Babis nënshkruan të gjithë “Manifestin Patriotik” të dielën në mëngjes në Vjenë, ndërsa ata përpiqen t’i japin jetë bllokut më të madh të ekstremit të djathtë në Parlamentin Evropian.
Duke folur për FPO TV të dielën në mëngjes, Orban tha se ata do të formojnë një forcë të re, e cila sipas tij do të bëhet blloku më i madh i krahut të djathtë në Parlamentin Evropian.
Aleanca e re do të ketë nevojë për mbështetjen e partive nga katër vende të tjera për t’u njohur si grup në Parlamentin Evropian.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co