Një Inter i “frikshëm”, një skuadër që nuk njeh rival në Serie A, duke e bërë çështjen “titull” një formalitet. Ekipi i Inzaghi-t kaloi pa shumë probleme Lecce, një fitore me “poker” golash në transfertë, për më tepër duke kryer dhe një rotacion të lehtë. Kristjan Asllani zbriti në fushë si titullar, me mesfushori kuqezi që la gjurmë duke dhuruar një super asist për Martinez në minutën e 15-të, me “demin” që nuk fali duke kaluar Inter në avantazh, ky ishte goli i tij i 100 në Serie A.
[embedded content]
Me fillimin e pjesës së dytë, ishte Frattesi që i shërbyer në zonë nga Sanchez dyfishoi rezultatin. Inzaghi zëvendësoi Asllanin me Barella-n, ndërsa një minutë më pas ishte Martinez që dërgoi shifrat në 0-3, i shërbyer në mënyrë perfekte nga Frattesi. Për të kompletuar “pokerin” zikaltër mendoi De Vrij në minutën e 67-të. Fal këtij suksesi, Inter e dërgon në plus 9-të diferencën me Juve, por kanë dhe një ndeshje më pak:
“Inter i frikshëm”, shkruan La Gazzetta në faqen e parë. Pavarësisht diferencës së madhe me ndjekësit, Simone Inzaghi nuk feston, i vetëdijshëm se asgjë nuk ka përfunduar: “Nga këtu në përfundim të sezonit ka ende kohë, janë në lojë shumë ndeshje. Ne duhet të përpiqemi të përmirësohemi gjithnjë”, u shpreh ndër të tjera Inzaghi.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co