Fotografi Roland Tasho, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, tregoi rreth profesionit të tij.
Tasho theksoi se ka 42 vite që bën profesionin e fotografit. Ai tha se bën foto të veçanta, të cilat “flasin” dhe përcjellin një mesazh të fuqishëm.
“Fotografia duhet “të flasë”, të përcjellë një mesazh. Fotografitë e zakonshme bëhen dhe në rrjetet sociale, por një fotograf duhet të shikojë dhe përtej pamjes të bukur, ta themi. Unë kam bërë prsh fotografi të Pazarit të Ri dikur dhe tani, pasi kjo pjesë e Tiranës është rregulluar tashmë.
Pra, në foto përcillet mesazhi simbolik si ishte dhe si është kjo pjesë e Tiranës. Ne luajmë edhe me ngjyrat, me detajet. Kam bërë dhe foto sesi ishte Lana dhe si u bë më tej, pasi u rregullua. Unë kam 42 vite që jam marrë me fotografinë. Ky profesion është bërë pjesë e trupit tim. Kam një jetë mes fotografish”, deklaroi Tasho.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co