Liverpool nuk ka qenë aktive këtë merkato, me tifozët që po presin afrimet e verës. Së fundmi, The Reds kanë nisur kërkimet për mesfushën, teksa pëlqehet Zubimendi i Sociedad.
Klubi anglez është gati të futet në tratativa, por problem më vete do jetë kostoja e operacionit, pasi spanjollët nuk heqin dorë lehtë nga shërbimet e Zubimendit. Ky i fundit ka një klauzolë lirimi prej 51 milionë funtesh (60 milionë euro), shifër kjo e konsiderueshme.
Liverpool shpreson se nëpërmjet negociatave do të mund të gjejë ndonjë marrëveshje, por situata mbetet komplekse. Zubimendit do i pëlqente një kalim në Premier League, çka mund të jetë diçka e rëndësishme gjatë zhvillimit të bisedimeve.
25-vjeçari ishte pjesë e Spanjës në Europianin e verës, aty ku luajti minutat e plota në ndeshjen e grupit ndaj Shqipërisë, ndërsa në finalen e madhe tekniku De La Fuente e aktivizoi në 45 minuta.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co