Gjatë kësaj jave, Departamentet e sigurisë, policisë dhe drejtësisë pothuajse nga gjitha kantonet e Zvicrës kanë dalë me statsitika për kriminalitetin dhe krimin e organizuar në vend.
Sipas këtyre shifrave, thuhet se në Zvicer kriminaliteti është në rritje, gjë që e dëshmojnë edhe të dhënat e raporteve nga viti 2023. Sipas Bernës zyrtare, gjithsej 522,558 vepra penale, 14 për qind më shumë krime janë regjistruar nga policia në krahasim me vitin 2022, njfton gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch.
Statistikat e krimit në Zvicër gjatë vitit 2023. Policia as ne raporte nuk permend shqiptarët
Statistikat e fundit të krimit e tregojnë këtë: Vjedhjet, dhuna ne familje, krimi digjital, janë shtuar në Zvicër, e sidomos vjedhjet e automjeteve. Disa komandantë policie, nuk e fshihin identitetitn e tyre, profilin e autorëve, se këta janë krysesisht nga vendet afrikane, Magrebi, Algjeria, Maroku dhe Tunizia, por edhe nga vendet e Ballkanit dhe vendet e tjera sllave si serbë, rusë, rumunë, ukrainas etj…
Pothuajse 70 për qind e krimeve janë krime pronësie (354,967). Më shumë se gjysma e kësaj është për shkak të vjedhjes. Rritja më e ndjeshme e krimeve ndaj pronës ka ndodhur në vjedhjet nga dhe nga automjetet (plus 71 për qind).
Në total në 522.558, numri i veprave penale sipas Kodit Penal (KP) të regjistruara nga policia në vitin 2023 është rritur me 14,0% krahasuar me një vit më parë. Kjo rritje është kryesisht për shkak të veprave penale kundër pronës (+17.6%), Krimi dixhital (+31,5%) është gjithashtu në rritje. Në vitin 2023, gjithsej 90,403 persona janë paralajmëruar për vepra penale të dyshuara të kryera sipas Kodit Penal, pra 3,710 persona më shumë se në vitin 2022 (+4,3%). Mes tyre, numri i të miturve është rritur me 4,2% krahasuar me vitin 2022 (11,032) ndërsa numri i të rriturve të arrestuar (25 vjeç e lart) arrin një rekord në 65,549 të tillë të prangosur.
Kantoni i Zyrihut: Krahasuar me një vit më parë, numri i krimeve të zbuluara në qytetin e Cyrihut është rritur me 10,3 për qind (2022: 41,946 / 2023: 46,253). Më shumë se gjysma e rritjes mund t’i atribuohet krimeve në pronë dhe falsifikimit të dokumenteve. Në vitin 2023 shifrat u rritën me 4307 raste krahasuar me një vit më parë.
Kantoni i Bernës: Nga 9626 persona të akuzuar për vepra penale të Kodit Penal, 48% kanë shtetësi zvicerane dhe 24% janë shtetas të përhershëm.
Kantoni i Gjenevës: Në përgjithësi, veprat e shkelura në Kodit Penal janë në rritje në Gjenevë (+10%), edhe nëse ato mbeten më të ulëta se tendenca kombëtare (+14%).
Sipas shifrave të papublikuara nga policia kantonale, 300 deri në 400 afrikano-veriorë janë përgjegjës për më shumë se 6000 krime gjatë katër viteve të fundit në Gjenevë.
Një person vritet në çdo javë në Zvicër
Është rritur edhe numri i krimeve të rënda të dhunshme. Gjithsej 2057 krime të rënda të dhunshme të regjistruara (plus 5.9 përqind) është vlera më e lartë që nga prezantimi i statistikave në vitin 2009. Në Zvicër gjatë vitit 2023, policia regjistroi 19.918 krime në familje. Janë regjistruar 11,479 viktima të dhunës në familje, 70% e të cilave ishin femra.
Numri i krimeve të regjistruara është rritur me 14 për qind. Numri i krimeve të rënda të dhunshme është më i larti që nga prezantimi i statistikave në vitin 2009.
Mbi 44,000 raste të krimit dixhital
Rritje është shënuar edhe në krimin dixhital (plus 31.5 për qind). Për vitin 2023 janë regjistruar 43 839 krime që kanë të bëjnë me shkelje dixhitale. Krimi kiberneko-ekonomik përfaqëson përqindjen më të madhe (40,496 krime).
Statistikat e krimit: Vjedhjet e automjeteve janë në rritje në Zvicër
Statistikat e fundit të krimit e tregojnë këtë: vjedhjet po shtohen në Zvicër, e sidomos vjedhjet e automjeteve. Për disa komandantë policie, nuk ka asnjë dyshim për profilin e autorëve: “adoleshentë dhe të rinj nga Magrebi”.
Kriminelët që vjedhin sende nga makinat janë në qendër të vëmendjes. Në fakt, statistikat kriminale të publikuara të hënën për vitin 2023 janë goditëse: vjedhjet e automjeteve janë rritur me 71.4%. Shifra absolute: 18192 krime. Mark Burkhard, president i Konferencës së Komandantëve të Policisë Kantonale Zvicerane (CCPCS), specifikon: « Kanë qenë kryesisht adoleshentët dhe të rinjtë nga vendet e Magrebit që fshihen pas vjedhjeve, edhe të automjeteve. » Kjo do të thotë se ata janë nga Algjeria, Maroku dhe Tunizia.
Në kantonin e Bernës kjo shifër madje është dyfishuar. Dhe këtu gjithashtu: banditë janë kryesisht nga vendet e Magrebit, siç tregon policia kantonale e Bernës në një deklaratë për shtyp. Pjesa e afrikano-veriorëve është veçanërisht e lartë në krimet që synojnë trashëgiminë – një zhvillim në shkallën e Zvicrës.
Algjeria pasohet nga Rumania për numrin e kriminelëve. Për Këshilltarin e Shtetit, delikuentët rumunë « janë mbi të gjitha turistë kriminelë ». Mario Fehr i quan ato « vjedhje seriale ».
Romët me pasaporta false ukrainase?
Marokenët zënë vendin e tretë në këtë renditje statistikore të delikuentëve sipas kombësisë. Sa i përket të katërtëve në renditje për krimet, Mario Fehr duket i habitur, meqë « Ukrainasit na befasojnë dhe përbëjnë një fenomen të ri”. Për shembull, ata do të kryenin vjedhje në dyqane. Sipas tij, migrimi nga Ukraina ka ndryshuar. Ndërkohë, ne kemi një përqindje në rritje të romëve në popullsinë ukrainase.”
Sekretariati Shtetëror për Migracionin shqyrtoi më tej këto të dhëna. “Në veçanti për të zbuluar nëse janë vërtet ukrainas – apo nëse janë thjesht pasaporta false”. Kriminelët nga Afganistani vijnë në vendin e pestë.
Policia e Kanonit të Gjenevës sot ka folur per krimin e organizuar gjatë një takimi me përfaqesues të mediave zvicerane dhe botërore, të cilin e ndoqi për së afërmi edhe redaktori i gazetës zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Pyetjes sonë rreth imazhit të shqiptarëve në Kantonin e Gjenevës, meqe jetojnë rreth 40 mije vetë i është përgjigjur z.Ricahrd Boldrini, shef i policise juridike, duke thënë se krimit të organizuar në kantonin e Gjenevës i prijnë njerëzit nga Ballkani. Por këtu nuk përmendi fjalën shqiptar. Në fakt përmendi, por pozitivisht. Sias Boldrinit « shqiptarët në kantonin e Gjenevës, jane punëtorë, kanë imazh shumë të mirë ».
«Mendoj se imazhi i shqiptarëve në Kantonin tonë, qoftë ata nga Kosova apo Shqipëria, është shumë i mirë sepse këta njerëz janë punëtorë, dhe janë integruar prej disa brezash. Nga ana tjetër, tregtarët e drogës nga Shqipëria nuk banojnë ligjërisht këtu. Prandaj nuk duhet të bëjmë asnjë shkrirje», ka thëne z.Boldrini, për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch
Rreth imazhit të komunitetit shqiptar në Kantonin e Gjenevës numri i te cilëve sillet rreth 40 mijë, edhe shefja e policisë zvicerane, Monika Bonfanti ka thënë disa herë se « shqiptarët në vendin tonë janë punëtorë, te vyeshëm dhe të integruar mirë, madje shembull integrimi për të tjerët.. »
Krimi po rritet në Gjenevë
Në përgjithësi, veprat kundër Kodit Penal janë në rritje në Gjenevë (+10%), edhe nëse ato mbeten më të ulëta se tendenca kombëtare (+14%). Shkeljet kundër integritetit trupor si dhe krimi kibernetik janë në rritje. Vjedhjet janë në rënie në kanton, shkruan gazeta zvicerane ne shqip Le Canton27.ch
Fenomeni është edhe më i spikatur duke qenë se numri i banorëve në fund të liqenit është tashmë më i madh dhe se historikisht, krahasuar me pjesën tjetër të Zvicrës, Gjeneva kishte publikuar gjithmonë një numër të lartë vjedhjesh, theksoi para mediave komandantja e policisë së Gjenevës Monica Bonfanti duke paraqitur gjendjen e krimit në kanton.
Në fusha të tjera që lidhen me sigurinë, policia e Gjenevës ka shënuar një rritje spektakolare të krimit ekonomik kibernetik. Rastet u rritën me 46% nga viti në vit. Mashtrimet në internet, të krijuara për të nxjerrë para nga viktimat e mashtruara, po ‘ndjekin një kurbë në rritje’.
Në proporcion me numrin e qytetarëve kosovarë dhe serbë në Zvicër, normalisht duhet te ishin 150.000 serbë!
Sipas burimeve nga Berna, Zvicra aktualisht ka 89 burgje me 7196 vende për të burgosurit. Burgu më i vogël ka 5 të burgosur, kurse më i madhi ka 399 të burgosur. Sipas EDI seksioni i krimit dhe ligjit penal, nga 7196 vende sa ka në 89 burgjet zvicerane, 86 % janë të mbushura apo 6445 të burgosur, ku prijnë shqiptarët nga Shqipëria për nga numri. Në burgje ata kanë marrë edhe flamurin kuqezi, shkruan gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.
– Serbia me 58.970 qytetarë në Zvicër, ka në burgje 76 persona
– Kosova me 300.000 qytetarë në Zvicër ka vetëm 58 persona në burgje.
Nëse i referohemi këtyre shifrave dhe pas një analize mund të themi se, meqë në Zvicer kemi 58.970 qytetarë nga Serbia me 76 në burg, ndërsa 300.000 kosovarë me 58 në burg, në proporcion me numrin e kosovarëve dhe serbë në Zvicër, normalisht duhet të ishin 150.000 serbë!
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co