Një 63-vjeçar ka mbetur i vdekur pasi është përplasur nga një automjet në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”.
Policia bën me dije se drejtuesi i automjetit nuk është identifikuar ende dhe se po vijon hetimet për kapjen e tij.
Ngjarja e rëndë raportohet se ka ndodhur pak pas mesnatës, rreth orës 00:50.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 00:50, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, dyshohet se një automjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasin këmbësor, L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Vijon…
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co