Një mbrojtës francez për Real Madrid, Los Blancos nuk pyet për para, “piketon” 23-vjeçarin

nje mbrojtes francez per real madrid los blancos nuk pyet per para piketon 23 vjecarin
nje mbrojtes francez per real madrid los blancos nuk pyet per para piketon 23 vjecarin

Pavarësisht se merkato e verës është ende larg, Real Madrid mendon për goditjet e mundshme. Sipas Le10Sport, Los Blancos kanë identifikuar mbrojtësin e Arsenalit, William Saliba, si përforcimin e duhur për prapavijën.

Për të nënshkruar me francezin, kampionët e Europës janë të gatshëm të plotësojnë dëshirat ekonomike të futbollistit dhe të londinezëve.  Kalimi në Madrid, në një skuadër shumë të suksesshme, duket një ide shumë tërheqëse dhe vështirë e refuzueshme.

23-vjeçari u aktivizua në sezonin e kaluar në 38 ndeshje në kampionat, duke qenë titullar i padiskutueshëm i trajnerit Arteta. Gjatë karrierës së tij, Saliba ka veshur fanellat e St Ettiene, Nice e Marseille.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →