Sport

Një medalje do i nevojitej për të shmangur shërbimin ushtarak, sportisti korean dështon dhe shpërthen në lot

nje medalje do i nevojitej per te shmangur sherbimin ushtarak sportisti korean deshton dhe shperthen ne lot
nje medalje do i nevojitej per te shmangur sherbimin ushtarak sportisti korean deshton dhe shperthen ne lot

Tom Kim, lojtari i golfit nga Koreja e Jugut, nuk ia doli të siguronte podiumin, teksa zhgënjimi ka qenë i madh. Kim, tashmë, nuk do ketë mundësi që të shmangë shërbimin e detyrueshëm ushtarak në vendin e tij.

Pavarësisht se e mohon se lotët kishin të bënin pikërisht për këtë arsye, mediat janë të sigurta për motivin. Mungesa e medaljes detyron Kim që në Kore kur të kthehet, të përfundojë shërbimin ushtarak.

Ai e mbylli në vendin e tetë turneun olimpik pasi ishte në garë për një medalje bronzi por gjërat nuk shkuan si duhet. Besohet se reagimi emocional erdhi si përgjigje ndaj humbjes së medaljes, gjë që do ta kishte lejuar atë të kapërcejë 18 deri në 21 muaj shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut të kërkuar për të gjithë meshkujt para moshës 35 vjeç.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts