Sport

Një nga më të mirët, PSG “fikson” mesfushorin e Newcastle për sezonin tjetër

nje nga me te miret psg fikson mesfushorin e newcastle per sezonin tjeter
nje nga me te miret psg fikson mesfushorin e newcastle per sezonin tjeter

Paris Saint-Germain është i bindur se do të jetë në gjendje të mposht konkurrencën për Bruno Guimaraes, mesfushorin brazilian të lindur në vitin 1997, i cili së fundmi rinovoi kontratën e tij me Newcastle United deri në vitin 2028. Siç raportohet nga Daily Mirror, klubi francez është gati të bëjë lëvizjen e duhur , por vetëm për sezonin e ardhshëm.

Guimaraes, pavarësisht presionit nga klubi parizien, nuk po nxiton të largohet nga “qymyrxhinjtë”, por klauzola prej 100 milionë funtesh mund të ndryshojë kartat në tavolinë. 26-vjeçari ka luajtur këtë sezon në 20 ndeshje, ku ka realizuar një gol dhe ka dhuruar tre herë pasin e fundit.

Edicioni më i mirë i tij në St. James’ Park është ai i 2022/2023, ku në 34 takime të kampionatit, lojtari gjeti katër herë rrugën e rrjetës dhe dha pesë asiste.  Vitet e para të karrierës, Guimaraes i pati te Audax dhe Athletico-PR në Brazil, përpara se të transferohej në Francë te Lyon.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts