Një nga prurjet më të bujshme  të Chelseat, lojtari mendon largimin

nje nga prurjet me te bujshme te chelseat lojtari mendon largimin
nje nga prurjet me te bujshme te chelseat lojtari mendon largimin

Sipas FootballTransfers, mesfushori Enzo Fernandez po shqyrton mundësinë e largimit nga Chelsea në fund të sezonit vetëm një vit e gjysmë pas ardhjes së tij. Argjentinasi ishte një nga afrimet e bujshme të klubit londinez në merkaton e dimrit të vitit 2023, kur ata shpenzuan 121 milionë euro, duke nënshkruar me mesfushorin një kontratë shumë të gjatë që skadon në 2031.

Sipas portalit anglez, agjentët e futbollsitit, përfshirë edhe Uriel Perezin që e ka menaxhuar prej kohësh, kanë nisur të eksplorojnë dhe testojnë situatën në klube të ndryshme evropiane për të kuptuar hapësirën e manovrimit për një transferim të mundshëm. Alternativat janë të shumta, por për momentin nuk ka pistë kontrete,  me kohën që do tregojë si do shkojnë gjërat.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co