“Një nga sulmet më të këqija që nga fillimi i luftës”, zyrtarët ukrainas: 20 të vrarë nga sulmi masiv me…

nje nga sulmet me te keqija qe nga fillimi i luftes zyrtaret ukrainas 20 te vrare nga sulmi masiv me
nje nga sulmet me te keqija qe nga fillimi i luftes zyrtaret ukrainas 20 te vrare nga sulmi masiv me

Të paktën 20 persona janë vrarë pasi Rusia nisi një sulm masiv me raketa kundër qyteteve anembanë Ukrainës, sipas zyrtarëve.

Në kryeqytetin Kiev, të paktën shtatë persona u vranë në një sulm të rrallë gjatë ditës.

Kryebashkiaku i qytetit tha se një spital për fëmijë u godit nga sulmi me raketa dhe po evakuohej, shkruajnë mediat e huaja.

E kreu i administratës ushtarake në qytetin qendror të Ukrainës, Kryvyi Rih, theksoi se të paktën 10 njerëz ishin vrarë atje, me tre të vrarë në qytetin lindor të Pokrovsk.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili po viziton Poloninë, tregoi se Rusia kishte gjuajtur rreth 40 raketa në objektiva në të gjithë vendin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →