Media amerikane “Abc7”, e cila publikoi videon e Parashqevi Simakut si një të pastrehë në rrugët e New York, i ka kushtuar një artikull ikonës së muzikës shqiptare.
Abc7 shkruan se si video e këngëtares në një event bamirësie u bë virale dhe risolli bashkimin e Parashqevi Simakut me komunitetin shqiptar.
Artikulli i plotë:
Një akt i thjeshtë dashamirësie që ndodhi në News Witness News është bërë tani një histori e madhe ndërkombëtare.
Më 10 dhjetor, ekipi i 7 On Your Side po ndiqte një event bamirësie duke u shpërndarë çanta shpine me dhurata njerëzve të pastrehë.
Nina Pineda ndaloi për të folur me një grua, një të huaj në nevojë, në Penn Station të Nju Jorkut pasi ajo mori një nga dhuratat.
Gruaja u gëzua pa masë me frymën e festës së një dhurate kaq të thjeshtë, një çantë shpine me furnizime dhe një shënim të shkruar me dorë me fjalë inkurajuese.
Ajo që ndodhi më pas, po quhet një mrekulli. Gruaja me të cilën foli Nina tha se ishte këngëtare. Rezulton se ajo është aq e famshme, sa njerëzit në vendin e saj e njohën menjëherë nga video.
Gruaja quhet Parashqevi Simaku, një këngëtare nga Shqipëria, dhe është një nga thesaret e tyre kombëtare.
“Ajo ishte si Madona e Shqipërisë”, tha fansi Bale Erbeli.
Erbeli ishte duke gatuar kur pa klipin dhe menjëherë njohu Simakun, i cili kishte qëndruar me familjen e saj në Nju Xhersi në vitin 1986 kur nisi karrierën e saj.
Si rezultat, komuniteti shqiptaro-amerikan u bashkua shpejt, duke postuar dhe shpërndarë videon në të gjithë rrjetet sociale. Madje ka arritur tek një prej influencuesve më të mëdhenj të tyre, Elton Ilirjani, një model dhe CEO. Me të parë gjendjen e një ikone kombëtare, ai dhe të tjerët e gjetën Parashqevi Simakun në Penn Station brenda dy ditësh.
“Kam pesë vjet që e kërkoja”, tha Ilirjani. “Vrapova drejt saj dhe e përqafova. Ajo më tha rri larg, qelbem, kam fjetur jashtë.”
Ilirjani i ofroi t’i blinte Simakut një dhomë për të fjetur, gjë që ajo pranoi.
“Ajo bëri një dush të gjatë. Mbretëresha ishte kthyer. Ajo bëri flokët dhe grimin”, tha Ilirjani. “Ajo ishte e bukur. Dhe ne shkuam në një restorant në Hudson Yards, ku ajo këndoi në anglisht dhe frëngjisht.”
Parashqevi tha për Eyewitness News se askush nuk shkon nga rrugët drejt yjeve, por se po bëhet më e mirë dhe komuniteti i saj vazhdon ta mbështesë.