Shqiperia

“Një pakicë kërkon të kontrollojë Shqipërinë”, Basha: Pushteti po mbahet për një grusht klientësh

nje pakice kerkon te kontrolloje shqiperine basha pushteti po mbahet per nje grusht klientesh
nje pakice kerkon te kontrolloje shqiperine basha pushteti po mbahet per nje grusht klientesh

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka marrë pjesë në Kuvendin zgjedhor të degës 8 dhe 2 në Tiranë ditën e sotme.

Nga aty Basha ka deklaruar se një pakicë kërkon që Shqipëria të jetë në kontrollin e një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik.

Ai shtoi se vendi është në autokraci, ku njerëzit që sundojnë e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre.

“Është beteja e një pakice që do të mbajë këtë gjendje. Që e do Shqipërinë kështu, në kontrollin politik të një grupi politik, me një grusht njerëzish që menaxhojnë pasuritë dhe pushtetin ekonomik. Dhe me riciklimin e një grushti fytyrash që kanë dekada që okupojnë median shqiptare.
Synimi është i qartë: pasuritë e këtij vendi, paratë e shqiptarëve, fatet e këtij vendi ti kontrollojnë një pakicë absolute. Kjo është autokracia, sundimi i njerëzve që e kanë marrë pushtetin dhe e mbajnë për veten e tyre dhe për një grusht klientësh të tyre”, u shpreh ai mes të tjersah.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts