“Një si ai na mungon prej vitesh në Kombëtare”- Arjan Peço: Nuk e kuptoj se mund të rrijë në stol Muçi

nje si ai na mungon prej vitesh ne kombetare arjan peco nuk e kuptoj se mund te rrije ne stol muci
































Ish-futbollisti i Kombëtares, Arjan Peço, e konsideron të pakuptimtë pse nuk i është dhënë hapësirë sulmuesit Ernest Muçi nga trajneri Silvinjo. I ftuar dje në emisionin “Kampionët” në “TV Klan” në rolin e analistit, Peço theksoi se Muçi ka karakteristika të një sulmuesi që i mungon prej vitesh ekipit tonë kombëtar.

peco-u

“Është normale që Silvinjo motivon ekipin në daljet për mediat. Nuk e kritikoj, por po analizojmë vetëm kampionatin Europian. Ne nuk jemi më të mirë sesa Italia, apo Spanja, apo Kroacia. E kam theksuar se rrethanat e ndeshjes me Italinë duhet të ishin interpretuar më mirë. Kundër Kroacisë dhe Spanjës luajtëm mirë. Vendosja e Bajramit në të majtë është një zgjedhje shumë e mirë. Unë nuk arrij ta kuptoj pse Muçi nuk gjen vend në Kombëtare. Ai lëviz mirë mes linjave. Është nga ata lojtarë që nuk kemi pasur prej vitesh. Nuk i di prapaskenat e Kombëtares, por analizoj ndeshjet që shoh. Nuk e kuptoj si mund të rrijë në stol Muçi”, ka thënë ndër të tjera Peço.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →