Një tjetër rekord i Shqipërisë në Europian, Gjasula futet në histori

nje tjeter rekord i shqiperise ne europian gjasula futet ne histori
nje tjeter rekord i shqiperise ne europian gjasula futet ne histori

Klaus Gjasula, ishte padyshim protagonisti i sfidës Kroaci-Shqipëri. Mesfushori kuqezi, praktikisht arriti t’i bënte të gjitha, duke realizuar dy gola, në të dyja portat, me Gjasulën që fillimisht devijoi në mënyrë të gabuar në portën tonë, për golin e kroatëve, por në fund të sfidës me një të majtë të kalibruar, gjeti cepin e portës kundërshtare, për t’i dhënë një pikë kombëtares tonë.

I futur në fushën e lojës nga Sylvinho vetëm në minutën e 72-të të sfidës, Gjasula do të hyjë në histori, si i pari futbollist që i hedhur në fushën e lojës nga stoli, të realizojë gol dhe autogol brenda të njëjtës sfidë. Askush më parë nuk kishte arritur diçka të tillë.

E sigurtë është, që Klaus Gjasula do ta mbajë mend gjatë këtë sfidë. Kujtojmë se Shqipëria realizoi edhe golin më të shpejtë të Europianit, atë të Bajramit ndaj Italisë për 23 sekonda.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →