Një tjetër shtet njeh Kosovën/ Kryeministri Kurti: Pasaporta jonë po bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht!

nje tjeter shtet njeh kosoven kryeministri kurti pasaporta jone po behet me e fuqishme dhe me e njohur nderkombetarisht

Autoritetet e Kosovës kanë bërë të ditur se prej 20 dhjetorit, Armenia i njeh të gjitha pasaportat e Kosovës, përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.



nje tjeter shtet njeh kosoven kryeministri kurti pasaporta jone po behet me e fuqishme dhe me e njohur nderkombetarisht

Sipas tyre, ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve dhe marrëdhënieve ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të të dyja vendeve.

Kjo do të thotë se shtetasit e Kosovës mund të udhëtojnë drejt Armenisë, pasi të pajisen me vizë.

Albin Kurti u shpreh se tashmë pasaporta e Kosovës po bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht.

“Një tjetër shtet njeh Kosovën, Kurti: Pasaporta jonë po bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht  

Pasaporta jonë sa vjen e bëhet më e fuqishme dhe më e njohur ndërkombëtarisht. Pas liberalizimit të vizave dhe njohjes së pasaportës nga Spanja në muajin janar, vitin po e përmbyllim me lajmin që edhe Armenia, një shtet që ende nuk na njeh, nga sot ka vendosur të njohë pasaportën e republikës sonë.

Urime qytetarëve dhe përgëzime Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zyrtarëve shtetërorë që punojnë çdo ditë për forcimin e shtetësisë sonë”, shkruan Kurti.

Armenia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, të shpallur në shkurt të vitit 2008, kryesisht për shkak të implikimeve për pretendimet e veta territoriale.

Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në mbi 50 shtete të botës, ndërsa mund të pajisen me viza sapo të mbërrijnë në dhjetëra tjera.

Sipas të dhënave zyrtare, shtetësinë e Kosovës e njohin 117 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe shumicën e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →