Reali i Madridit pritet të nisë mbrojtjen e tit ullit në La Liga të dielën në mbrëmje në Majorka, teksa pak ditë më parë ka siguruar një tjetër trofe. Fitimi i Superkupës së Evropës të mërkurën e kaluar në Varshavë kundër Atalantës shënoi titullin e dhjetë të fituar nga Reali i Madridit në dy vitet e gjysmë të fundit.
Kanë kaluar vetëm tridhjetë muaj, gjatë të cilëve skuadra e bardhë ka fituar një titull çdo 94 ditë; pra nga një trofe gati çdo tre muaj. Cikli aktual triumfues i Madridit, gjithmonë nën udhëheqjen e Karlo Ançelotit, filloi më 16 janar 2022, në stadiumin “King Fahd” në Riad (Arabia Saudite). Aty ku u luajt finalja e Superkupës së Spanjës, në të cilën “Los Blancos” mposhtën Barcelonën në gjysmëfinale falë golit të Federiko Valverdes. Në ndeshjen finale, skuadra e Ançelotit mundi Bilbaon (2-0) falë golave të Luka Modriç dhe Karim Benzema.
Ai titull, ndonëse qëndron më poshtë në hierarkinë e kompeticioneve me të cilat madrilenët përballen çdo vit, ishte pikënisja për një serie triumfuese që është zgjatur së paku, deri në 14 gusht 2024, 941 ditë më vonë. Të mërkurën e kaluar në Varshavë, Reali fitoi Superkupën e tij të gjashtë evropiane, gjë që e vendos atë në krye të listës së fituesve këtij turneu, titulli i dhjetë në një seri që ka përfshirë të gjitha garat e mundshme: dy Liga të Kampionëve, dy Liga, një Kupë të Mbretit, Kupa e Botës për Klube dhe Superkupa Evropiane në 2022 dhe një tjetër në Spanjë, sezonin e kaluar.
TRE NGA TRE – Reali i Madridit ka fituar nga tre tituj për tre sezone radhazi për herë të parë në historinë e tij. Në sezonin 2021-2022, titullit të Superkupës së Spanjës që hapi kutinë iu shtuan dhe La Liga dhe Liga e Kampionëve (e katërmbëdhjeta); në sezonin 2022-2023, skuadra fitoi Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube, përveç Kupës së Mbretit të fituar në Sevilje kundër Osasunës; dhe në sezonin e kaluar sërish Superkupa e Spanjës, titulli në La Liga dhe Liga e Kampioneve, e arritur në Londër kundër Dortmundit.
Në këtë moment me sezonin 2024-2025 të nisur, Madridi tashmë ka fituar një titull (në një ndeshje zyrtare, Superkupën e Europës), në një sezon në të cilin garon edhe për gjashtë të tjerë. E para do të jetë Kupa Ndërkontinentale (e rikthyer), e cila do të zhvillohet në mes të dhjetorit, me Madridin direkt në finalen e një turneu që ende nuk ka përcaktuar përfaqësuesen e “Conmebol” (kampion i Libertadores, Amerika e Jugut).
Menjëherë më pas, në janar 2025, Superkupa e Spanjës, me Barçën, Atletik Bilbaon dhe Majorkën si rivale. Këtyre u shtohen dhe Liga e Kampioneve, Kupa e Mbretit në Spanjë dhe Kampionati Botëror për Klube në SHBA.
Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI – PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co