Policia e Kosovës të hënën njoftoi se një person është gjetur pa shenja jete brenda një mjeti në fshatin Sllatinë të Fushë Kosovës.
Teksa hetimet janë në vijim, Policia e Kosovës ka dalë me një tjetër njoftim ku thotë se dyshohet se shtetasi i pajetë, është shqiptar.
Ndonëse ende nuk ka detaje as në lidhje me identitetin e tij është ngritur një grup hetimor i cili po heton për të zbardhur detajet e ngjarjes.
Njoftimi i policisë së Kosovës:
“Fushë Kosovë / 24.06.2024 – 07:22. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në raport.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
Teksa rasti është ende në hetim nga blutë e Kosovës.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co